Komuna e Podujevës do ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack.
Të martën, më 18.06.2024, në orën 14:00 do të mbahet ceremonia e emërtimit të një rruge në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack.
Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës “Agron Rrahmani” dhe “Ali Ajeti” deri te kryqëzimi me rrugën “Bedri Bajrami” dhe “Fahri Fazliu”.
Koha: E martë, 18.06.2024, ora 14:00.
Ftojmë qytetarët dhe mediat ta përcjellin këtë ceremoni!
17.06.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim