Në ndeshjen e dytë në “EURO 2024”, Shqipëria do të ndërrojë stadium.
Nga “Signal Iduna Park”, kombëtarja shqiptare do të luajë nesër më 19 qershor në “Volksparkstadion” në Hamburg.
Për këtë shkak, “Tifozat Kuq e Zi” kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të ju bashkohen.
“TKZ” kanë njoftuar për vendtakimin e nesërm para nisjes në drejtim të stadiumit.
Postimi i plotë nga “TKZ”:
Të dashur anëtarë,
Rrugëtimi i Kombëtares tonë në Kampionatin Europian EURO2024 ka nisur me një paraqitje mjaft dinjitoze duke na dhuruar emocione të papërshkrueshme në përballjen me kampionët të fuqi, Italinë.
Të mërkurën aventura jonë vazhdon me qytetin e Hamburgut, aty ku djemtë tanë do të kenë përballjen e radhës kundër Kroacisë.
Ju njoftojmë që vendtakimi i TKZ-së përpara ndeshjes do të jetë në “Jan-Fedder-Promenade” përball stacionit të U-Bahn Baumwall, në adresën:
https://maps.app.goo.gl/MnuGGBqAaM769Uvs6?g_st=ic
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 09:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 11:45 nga po i njëjti vend.
Rrugëtimi që do të ndjekim:
📌Nisemi nga vendtakimi “Jan-Fedder-Promenade”
🥁 Marshim deri te stacioni Landungsbrücken.
🚇 Marrim S-bahn S1 me drejtim Wedel dhe zbresim ne Othmanschen.
🚩 Nga stacioni Othmanschen marrim shuttle bus që na dërgon deri në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg” në adresën “Sylvesterallee 7, 22525“
E përjetshme Shqipëria! 🇦🇱
#1Komb1Kombëtare
#TKZOnTour