Para 27 vitesh ish eurodeputetja Doris Pack e kishte vizituar familjen Restelica në Podujevë, shkruan Llapi.info.

27 vite pas ajo ka zgjedhur që ta vizitojë sërish këtë familje shumë patrotike të Llapit.

Lajmin për vizitën e ish-eurodeputetes, mikes së madhe të Kosovës, Doris Pack, e bëri të ditur vëllai i heroit Besnik Restelica, Fahriu.

Ky është shkrimi i plotë nga Fahri Restelica:

Pas 27 vitesh përsëri  e presum në familje tonë por në një kontekst të ri dhe të ndryshëm kohor ,Znj.Doris Pack. Kjo , mike e palodhshme e shqiptarëve dhe mbështetëse e madhe e familjes sonë, e cila njëzet e shtatë vjet më parë, në kohën kur nje grup i të rinjëve u arrestuan dhe po vuante tortura deri në sakrificën e fundit nga regjimi serb, kjo ngriti zërin në Beograd dhe denoncoi me kurajo keto krime, pasi vizitoi familjen tonë dhe pa me sytë e saj kufomen e Besnikut,duke treguar mepastaj për  metodat mesjatare që është ka i përdorë regjimi i serb kundrejt shqiptarëve .

Dhe pasneser , qyteti i Podujevës ka zgjedhur të nderojë këtë mikeshë të çmuar me titullin e qytetares nderi dhe sot me emërtimin e një rruge në zemër të qytetit. Është një simbolizim i thellë që rruga Doris Pack dhe rruga Besnik Restelica do të lidhen me emra të tjere si Ali Ajeti Agron Rrahmani Bedri Bajrami e Fahri Fazliu dhe shumë hero dhe personaliteti tjera  krejt  keto me rrugen kryesore qe sherben si arterje kryesore e qyteti e cila mban emrin heroit të luftës së UÇK-së, Zahir Pajaziti. Kjo lidhje rrugore jo vetëm që bashkon keto figura të lirisë, por edhe simbolizon rrugëtimin tonë të përbashkët – një rrugëtim që ka nisur me përpjekjet e palëkundura të shqiptarëve, të organizuar në forma të ndryshme të rezistencës dhe të bashkëpunimit me botën demokratike, të përfaqësuar këtu nga Doris Pack.

Urime Podujevë për këtë nderim të merituar! Urime Doris Pack, që emri yt do të jetojë në kujtesën e qytetit tonë të mrekullueshëm, që di të vlerësojë dhe të nderojë miqtë e vërtetë. Urime të gjithë spektrit politik në Llap për këtë bashkëpunim frytdhënës.