Shumë pak kohë pas vrasjes së heroit Besnik Restelica nga ushtarët dhe policët serbë në Burgun e Prishtinës, në familjen e heroit në Podujevë kishte ndodhur një vizitë që e kishte trazuar Beogradin.

Familjen Restelica e pati vizituar njëra nga gratë më me ndikim në politiken europiane, Doris Pack, shkruan Llapi.info.

Kjo vizitë, kishte shtyrë mediat e Beogradit që të bëjnë reagime të ashpëra.

Në këtë artikull të botuar nga QIK, e të siguruar nga Llapi.info, pasqyrohet më së miri reagimi i mediave serbe për vizitën e Doris Pack në familjen Restelica në Podujevë.

Ajo e kishte pasqyruar krimin makabër të Serbisë karshi një patrioti si Besnik Restelica.

27 vite më pas, Pack bëri sërish të njëjtin veprim.

Ajo sot vizitoi familjen e heroit Besnik Restelica.

Kjo u bë e ditur nga vëllai i heroit, Fahri Restelica.

Shkrimi i plotë:

Pas 27 vitesh përsëri e presum në familje tonë por në një kontekst të ri dhe të ndryshëm kohor ,Znj.Doris Pack. Kjo , mike e palodhshme e shqiptarëve dhe mbështetëse e madhe e familjes sonë, e cila njëzet e shtatë vjet më parë, në kohën kur nje grup i të rinjëve u arrestuan dhe po vuante tortura deri në sakrificën e fundit nga regjimi serb, kjo ngriti zërin në Beograd dhe denoncoi me kurajo keto krime, pasi vizitoi familjen tonë dhe pa me sytë e saj kufomen e Besnikut,duke treguar mepastaj për metodat mesjatare që është ka i përdorë regjimi i serb kundrejt shqiptarëve .

Dhe nesër, qyteti i Podujevës ka zgjedhur të nderojë këtë mikeshë të çmuar me titullin e qytetares nderi dhe sot me emërtimin e një rruge në zemër të qytetit. Është një simbolizim i thellë që rruga Doris Pack dhe rruga Besnik Restelica do të lidhen me emra të tjere si Ali Ajeti Agron Rrahmani Bedri Bajrami e Fahri Fazliu dhe shumë hero dhe personaliteti tjera krejt keto me rrugen kryesore qe sherben si arterje kryesore e qyteti e cila mban emrin heroit të luftës së UÇK-së, Zahir Pajaziti. Kjo lidhje rrugore jo vetëm që bashkon keto figura të lirisë, por edhe simbolizon rrugëtimin tonë të përbashkët – një rrugëtim që ka nisur me përpjekjet e palëkundura të shqiptarëve, të organizuar në forma të ndryshme të rezistencës dhe të bashkëpunimit me botën demokratike, të përfaqësuar këtu nga Doris Pack.

Urime Podujevë për këtë nderim të merituar! Urime Doris Pack, që emri yt do të jetojë në kujtesën e qytetit tonë të mrekullueshëm, që di të vlerësojë dhe të nderojë miqtë e vërtetë. Urime të gjithë spektrit politik në Llap për këtë bashkëpunim frytdhënës.