Ekrem Mekolli para disa ditësh bëri një gjest shumë të mirë.

Ai u ndërtoi fole lejlekëve që shkojnë në fshatin Shajkoc të Podujevës.

Ky veprim ka bërë që në këtë fshat të shtohet numri i këtyre shpezëve të bukur.

Kjo u bë e ditur nga fshaqja zyrtare e fshatit Shajkoc.

Njoftimi i plotë:

Para disa ditëve, Ekrem Mekolli ndërtoi një fole për lejlekët që vijnë në fshatin tonë. Kjo iniciativë e tij kishte për qëllim të mirëpresë këta zogj të bukur dhe të krijojë një vend të sigurt për ta. Sot, u pa një lejlek duke qëndruar në këtë folé, çka ishte një ngjarje e veçantë për të gjithë banorët. Kjo prani e lejlekut na mbushi me gëzim dhe na dha shpresë se kjo fole do të bëhet një shtëpi e re për këta zogj migratorë, duke i bërë pjesë të përhershme të peizazhit tonë rural. Falë punës së Ekrem Mekollit, fshati ynë tani ka një lidhje më të ngushtë me natyrën dhe me lejlekët që simbolizojnë fat dhe prosperitet.