Sot janë bërë 25 vjet nga çlirimi i Podujevës, shkruan Llapi.info.

Me 19 qershor të vitit 1999, trupat e ushtrisë dhe policisë serbe u larguan përfundimisht nga qyteti ynë.

Largimi i tyre u bë nga pika kufitare në Merdarë dhe brenda qytetit u futën pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe KFOR-it.

Gëzimi i llapjanëve ishte i madh, të cilët kishin vërshuar qendrën e qytetit duke festuar çlirimin e shumëpritur.

/Llapi.info/