Është përuruar objekti i ri i Stacionit të Autobusëve në Podujevë.

Në përurim kanë marrë pjesë përvec kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, edhe ministry i Ministrisë së Zhvillimit, Fikrim Damka, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, deputetët Fitim Haziri dhe Vendenis Lahu dhe shumë personalitete të tjera.

Ky project në total ka kushtuar 1.3 milionë euro, nga të cilat 600 mijë janë dhënë nga Ministria e Zhvillimit Rural.

Shkrimi i plotë nga Bulliqi:

Përuruam Stacionin modern të Autobusëve në Podujevë

🚏 Në 25 vjetorin e çlirimit të Podujevës kemi përuruar një super projekt, atë të Stacionit të Autobusëve, i cili pas përfundimit të punimeve ka marrë pamje të mrekullueshme.

🚍Ky projekt është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ku vlera totale e tij është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka kontribuar me 600 mijë euro, për të cilën i falënderohem shumë ministrit Fikrim Damka dhe kësaj Ministrie. Pjesën tjetër të projektit e kemi financuar me buxhetin komunal.

🚍Stacioni i ri i Autobusëve do të përdoret edhe për linjat e trafikut ndërkombëtar.

E gëzofshin qytetarët këtë super projekt. Kurse ne vazhdojmë me punë e projekte të mëdha! ✅