Fshati Shajkoc i Podujevës shumë shpejt do të bëhet me shkollë të re, shkruan Llapi.info.

Në 25 vjetorin e çlirimit të Podujevës është vendosur gurthemeli për ndërtimin e shkollës së re në fshat.

Shkolla e re do të jetë moderne dhe projekti për përfundimin e saj do të jetë dy vjeçar.

Derisa, i gjithë projekti do të kushtojë afër 600 mijë euro.

Pjesmarrës ishte kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, banorë të fshatit dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Shkrimi i plotë i Bulliqit:

🚧Vendoset gurthemeli për ndërtimin e shkollës së re fillore në Shajkoc

🔸Me ceremoni solemne sot në 25 vjetorin e çlirimit të Podujevës, vendosëm gurin themeltar edhe për një projekt tjetër madhor, atë të ndërtimit të Shkollës Fillore “Hasan Ramadani” në fshatin Shajkoc. 🏫

📚Me një hapësirë prej 1700 m2, 10 klasë mësimi, laboratore të lëndëve ekzakte e hapësira të tjera po ndërtohet një objekt modern që i plotëson nevojat për mësimdhënie e mësimnxënie. 👩‍🏫

📍Projekti është dyvjeçar, kurse vlera e realizimit të tij është afër 600 mijë euro.

✅E gëzofshin fëmijët e kësaj shkolle, stafi arsimor dhe gjithë komuniteti i Shajkocit!