Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg.
Kurti ka shkruar në Facebook se pjesa e parë ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.
“Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë i Kurtit:
Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm!
Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.
Ëndrra vazhdon!