Në kufijtë e të pabesueshmes, por Shqipëria realisht ka shanse, edhe pse minimale që të dalë e para në grup.
Pas barazimit ndaj Kroacisë në minutën e 95-të, kuqezinjtë kanë mbajtur gjallë shpresat për ndonjë mrekulli të mundshme.
Por si del Shqipëria e para e grupit? Nëse Italia barazon me Spanjën, Shqipëria mund Spanjën me tre gola diferencë dhe Kroacia mund Italinë në ndeshjen e fundit me jo më shumë se tre gola diferencë.