Screenshot

Më herët u publikua një video nga Indeks Online ku shihet një burrë duke e rrahur një grua.

Në lidhje me rastin për Paparacin, ka dhënë detaje Zëdhënsi i Policisë në Rajonin e Prizrenit Shaqir Uka.

Uka tha se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.

“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort.”

“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij. Polcia ofron siguri për qytetarët në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, ka thënë Bytyqi.

Pamje shokuese, mashkulli e rrah brutalisht një femër (Pamje +16)