Fyerje dhe ofendime u bënë mes këngëtarit të njohur Gold Ag dhe gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohet atij si “debill këngëtar”.

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Arian Agushi (Gold Ag), duke iu kundërpërgjigjur me një ton të ashpër dhe duke shprehur zemërimin e tij për komentet e gazetarit.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë,” ka thënë Agushi.

Krasniqi ka theksuar se në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera.