Rruga Podujevë – Prishtinë po vazhdon të mbetet shumë e vështirë për vozitësit e veturave, për shkak të kolonave të gjata që po bëhen.

Kjo pritet që ta shtohet gjatë javëve në vazhdim për shkak të ardhjes së mërgimtarëve për pushime në Kosovë.

Mirëpo, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se një pjesë e kësaj magjistrale do të asfaltohet gjatë javës së ardhshme.

Në disa pjesë të rrugës tashmë ka përfunduar puna sa i përket përgatitjes për asfalt dhe pritet që të asfaltohet.