Dy persona përfunduan në pranga dhe dy të tjerë në kërkim në një aksion të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për ‘fajde dhe detyrim’. Insajderi merr vesh që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për 30 ditë paraburgim për babë e bir nga Gjilani qe dyshohen për fajde.

Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë, për babë e bir nga Gjilani qe dyshohen për fajde.

Në kërkesën e Prokurorisë theksohet se Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra kanë shfrytëzuar gjendjen financiare të viktimës i cili ka kërkuar para me fajde në shumën prej 60 mijë euro dhe 10 mijë euro.

“Eksiton dyshimi i bazuar se dy të pandehurit Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra, me dashje dhe në bashkëkryerje dhe pas marrëveshjes paraprake duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të R. A, tani i demtuari, i cili ka kërkuar nga të pandehurit para me fajde në shumë prej 60.000€ dhe 10.000€, dhe pas pranimit të marrëveshjeve me të pandehurit gjatë vitit 2020 – 2023, të pandehurit i kanë ofruar paratë me fajde dhe kanë kërkuar shumat e parave dhe kthim dukshëm joproporcionale dhe me parat e kërkuara në këmbim të shërbimit“, thuhet në vendimin që e ka siguruar Insajderi.

Si funksionin fajdexhinjtë?

Në dosjen të cilën e ka parë Insajderi janë dhënë edhe detaje se si është dëmtuar viktima në anën financiare nga të dyshuarit.

Për shumën prej 60.000 € i kane kërkuar kamatën mujore prej 10 mijë euro dhe borxhi/fajdeja kishte arritur deri ne shumën prej 110.000€, €, të cilën e pagaun i dëmtuari

Për shumën prej 10.000€ i kanë kërkuar kamatën për vonesë 3 ditore prej 3.000€, dhe borxhi/fajdeja kishte arritur deri në shumën prej 37.000€, të cilin e paguan i dëmtuari,

Për shumën prej 45.000€ i ka kanë kërkuar qe t’i ndërtoj shtëpi dhe me pas i kanë kërkuar borxh/fajde ne shume prej 75.000€, . .

Për shumën prej 80.000 mijë euro i dëmtuari detyrohet të paguaj kamate/ fajde prej 1500€ ne muaj, dhe i dëmtuari paguan 18.500€ te pandehurve, ndërsa borxhi prej 80.000€ mbetet i pa paguar,
me rast i dëmtuari ka pësuar humbje financiare.

Jeta luksoze e tyre

Mjafton t’i shohësh në rrjetet sociale, për ta parë luksin në të cilin jetuan të dyshuarit për fajde.