Xhiroja e fundit e fazës se grupeve në Kampionatin Evropian do të fillojë nesër, teksa Grupi B ku bënë pjesë edhe Shqipëria ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë të hënën me fillim nga ora 21:00.
Nga Grupi B vetëm Spanja ka siguruar kualifikimin, ndërsa në garë për të arritur një vend në fazën e radhës kanë mbetur Italia, Shqipëria e Kroacia.
Shqipëria do të hyjë në garë si e treta në grup ku përball do të ketë liderin, Spanjën, kurse Italia do të përballet me Kroacinë.
Një ditë para fillimit të xhiros së fundit, UEFA ka publikuar edhe mundësitë për të gjitha skuadrat se si do të jetë i mundur kualifikimi tutje.
Që Shqipëria të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit duhet të Spanjën dhe Kroacia duhet të fitojë përball Italisë, por kjo do të jetë e mundur nëse Shqipëria do ta kalojë Kroacinë me diferencën e golave të shënuar deri në përfundimin e xhiros. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse mposhtet ose nëse barazon dhe nëse Kroacia mund Italinë.
Ndërkaq për të kaluar në fazën e radhës nga Grupi B më lehtë e ka Italia. Italianët duhet të shmangin vetëm humbjen nga Kroacia të hënën, kurse kroatët duhet të mposhtin Italinë dhe të shpresojnë se Shqipëria nuk merr pikët e plota ndaj Spanjës.
Ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen të hënën me fillim nga ora 21:00.