Një femer kosovare ka raportuar të dashurin e saj në Polici, pasi ai kryejti marrdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

”Klinë 21.06.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej mardhënje seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e Policisë.