Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 mes pesë veturave në Fushë Kosovë, ku u lënduan katër persona.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se njëri nga katër personat e lënduar nga ky aksident ka vdekur sot në QKUK.

Rasti është konfirmuar edhe nga Trafiku Rajonal në Prishtinë, që thonë se viktima me iniciale SH.S i takon moshës 33 vjeçare.

Ndryshe, rasti po hetohet nga policia në bashkëpunim me prokurorinë.