Rreth orës 16:40 ka ndodhur një aksident trafiku me vdekje në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Avni Zahiti, zëdhënës në policinë Rajonale të Mitrovicës, tha se “në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, tha Zahiti