Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj një burri, me të cilin ishte duke bashkëjetuar.

Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjeksor.

”Është arrestuar e dyshuara femër kosovare , për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.