Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, të cilit i është gjetur një armë dhe nëntë fishekë, shkruan Llapi.info.

Pas arrestimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Podujevë / 24.06.2024/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”