Lexues të Llapi.info janë ankuar se disa pjesë të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmë rreth orës 21:15.

Sipas tyre bëhet fjalë për fshatrat; Shakovicë, Lluzhan, Penuhë, Siboc dhe në disa pjesë nuk ka rrymë edhe në këto fshatra; Llapashticë e Poshtme, Godishnjak dhe Sallabajë.

Ende nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së rrymës në këtë pjesë të Podujevës.

KEDS nuk ka dhënë ndonjë paralajmërim dhe nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

/Llapi.info/