Kërkesa e Zvicrës për punëtorë të huaj të kualifikuar vazhdon të mbetet e lartë. Kjo pasqyrohet edhe në shifrat për lëvizjen e lirë të njerëzve me Bashkimin Evropian (BE), të raportuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike, Seco.

Si pjesë e lëvizjes së lirë të njerëzve, janë 68,000 njerëz më shumë që kanë migruar në Zvicër në vitin 2023 sesa ata që kanë emigruar nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Kjo është vlera e dytë më e lartë që nga futja e lëvizjes së lirë të njerëzve me shtetet e BE-së dhe EFTA-s në vitin 2002.

Arsyet e kërkesës së lartë për fuqi punëtore të kualifikuar janë shkalla e ulët e papunësisë dhe në të njëjtën kohë rritja e shkallës së punësimit në Zvicër, shkruan srf.ch

Shkalla e papunësisë e regjistruar në maj 2024

Sipas anketave të Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në qendrat rajonale të punësimit (RAV) janë regjistruar 105,465 persona të papunë në fund të majit 2024, 1,492 më pak se një muaj më parë. Norma e papunësisë mbeti në 2.3% në muajin raportues./albinfo.ch