Një aksion i Policisë i zhvilluar në Lipjan ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes. I dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është i moshës së mitur, i cili ra në prangat e Policisë pas denoncimit të dy personave.

I mituri, i moshës 17-vjeçare, po dyshohet se i ka kërcënuar dy persona dhe ka tentuar t’i vë në lajthitje për të kryer pagesa në formë të fajdes.