Screenshot

Gjatë ditës ka qarkulluar një video ku shihet kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, teksa debaton ashpër me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Pas publikimit të videos ka pasur reagime nga opozita në Podujevë.

Reagim pati edhe vet Shpejtim Bulliqi.

Ai tregoi se çka ndodhi në bisedën me zyrtarët policorë.

Njoftimi i plotë

Një video që po qarkullon në rrjete sociale ku shihem unë dhe dy zyrtarë policorë duke biseduar rreth lirimit të hapësirave publike po keqpërdoret dhe deformohet nga disa individë opozitarë, të cilët nuk po mund t’i kapërcejnë inatet personale dhe humbjen që qytetari ua ka përplasur për fytyre më 2021.

Në këtë situatë kaotike me të cilën po ballafaqohemi çdo ditë me uzurpimin e trotuareve dhe hapësirave të tjera publike, po bëjmë përpjekje maksimale që si institucione të koordinohemi për të vendosur rend dhe rregull. Në këtë kuptim ka qenë edhe biseda ime të premten e javës së kaluar me dy zyrtarët policorë.

Përkundër kësaj situate të krijuar unë i falënderoj zyrtarët policorë të cilët me përkushtim po i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë.

Në të njëjtën kohë kërkoj edhe nga mediat që të jenë korrekte kur raportojnë dhe të mos bazohen në imagjinatën e disa opozitarëve (nëse kanë) të cilët po mundohen t’i “lexojnë” bisedat edhe pa i dëgjuar fare.