Pamjet e mëposhtme i takojnë vitit të largët 1998.

Në to shihen dy figura të shquara të Llapit dhe mbarë shqiptarëve.

Fadil Vokrri dhe Enver Cakiqi, shihen teksa mbajnë ndihma për refugjatët e Kosovës në qytetin e Bajram Currit.

Dy këta kishin dhënë kontribut të madh për refugjatët nga Kosova, të cilët ishin larguar nga lufta e atyre viteve në vendin tonë.