Shumë pjesë të Llapit dhe Gollakut do të mbesin nesër pa rrymë, shkruan Llapi.info.

Kjo u bë e ditur nga KEDS.

Më poshtë mund ta shihni listën e vendeve ku nuk do të ketë rrymë.

Njoftimi i plotë:

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërpritet:

Dalja 10kV Sharban (kodi: 14016003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Sharban, TS Sharban,TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërpritet:

Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm ,Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.