Kompanive që po punojnë në magjistralen Podujevë – Prishtinë, u është vendosur një kusht nga ministria e Infrastrukturës.
Në çdo 300 metra kur të përgatitet terreni, duhet të bëhet asfaltimi i menjëhershëm.
Ky kusht është bërë me qëllim që të evitohen kolonat e gjata, sidomos në këtë kohë kur ka nisur ardhja e mërgatës nga vendet perëndimore.
Derisa, një shtrim i tillë i asfaltit ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme.
/Llapi.info/