Sot varroset ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, Halil Podvorica.

Ai do të varroset në vendlindje, në fshatin Dumosh, me fillim nga ora 19:00.

Bashkëluftëtarët e tij kanë publikuar pamje të rralla gjatë periudhës së luftës, si pjestarë të UÇK-së.

Ata kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe shokët e të ndjerit.

/Llapi.info/