Shkeljet që bëhen në komunikacion nga shoferët, shpesh përcillen edhe me konflikte verbale mes pjesëmarrësve në trafik, madje ka raste kur eskalojnë.

Një i tillë ka ndodh edhe dje, në Vranidoll të Prishtinës, rast për të cilin janë arrestuar dy persona nga Policia.

Dy të arrestuarit si shkak i përleshjes për mosmarrëveshje në komunikacion janë: B. Berisha dhe një person i mitur me inicialet I.B..

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Policia, e cila ka njoftuar se dy të arrestuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje