Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka bërë me dije se më nuk do të kandidojë për deputet dhe se për arsye subjektive do të largohet nga politika.
Uka ka thënë se kurdo që të mbahen zgjedhjet s’do të jetë në listë për deputet.
“ Nuk do të jem më kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato. S’do të jem as për LVV-në dhe asnjë parti tjetër”, është shprehur ai për Front Online.
Ai nuk ka dhënë ndonjë detaj për largimin nga politika.
“Arsyet janë subjektive. Do të jem shumë larg politikës”, ka thënë Uka.
Fitim Uka është me prejardhje nga Komuna e Podujevës.