Muharrem Gashi nga fshati Bajçinë, ndërroi jetë para dy jave derisa ishte në vendin e shenjtë për myslimanët; në Mekë.
Dy javë më pas, ndërroi jetë edhe miku i tij i ngushtë, Miftar Feta nga fshati Penuhë.
Feta u varros sot në fshatin e tij të lindjes.
Miqësinë e ngushtë mes tyre e kanë kujtuar familjarët.
Ata kanë treguar një video të para pak kohe në sheshin e qytetit të Podujevës, ku shihen bashkë shokët e ngushtë mes vete; Muharrem Gashi dhe Miftar Feta.
/Llapi.info/