Mëngjesin e sotëm në Prishtinë janë aksidentuar dy vetura te Posta e Madhe dhe shkak i këtij aksidenti është bllokuar komunikacioni.

Nga fotot e publikuara aksidenti duket të jetë i lehtë dhe ende dihet nëse ka të lënduar.

Po ashtu, shihet se policia ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.