Një person është arrestuar pasi që nuk kishte liruar zyrën e një prokurori në Prishtinë dhe i njëjti ka kanosur me fjalë prokurorin.

Gjatë kontrollit, është zbuluar se i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar nga policia.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa ndaj të njëjtit është hapur rast për kanosje.