Aktori i njohur Çun Lajci ka rrëfyer një histori interesante që i ndodhi me llapjanin në qytetin e Frankfurtit të Gjermanisë.
“Gjithçka e mirë po me sillej kokës atë ditë kur mbrrina n’Frankfurt me mikun e vjetër Remin! Derisa po e drejtonte veturën i biri, Lindi, mua po me kujtoheshin ca azilant llapjan, tek Banhofi, që pjeknin pula! Aty shkoja me Mirush Kabashin, Kastriotin e Agim Doçin. Aty hanim e pinim n’vitin e egër kur po digjej e po gjakosej Kosova!”, thotë ndër të tjera Lajci.
Ai ka treguar se si sot llapjanët janë bërë pronarë kompanishë dhe hotelesh luksoze anekënd Gjermanisë.
Shkrimi i plotë:
Mes mergimtarëve
Prap s’u futa n’kafene! Afër hyrjes nxuna vend. Kësaj rradhe me vetvetën, pa libra u ula dhe prita ti shoh mërgimtarët veshur kuq e zi!
– Jo, nesër do t’valojnë flamujt e Zvicërrës me tha pronari, Ceni. Mërgimtarët tonë do t’bëjnë tifo për Xhakën e Shaqirin. Ata janë yjet që na bëjnë dritë!
Ia qëlloi llapjani, mendova kur pashë ca shqiptarë që kokëlartë u futen kafene t’hareshëm e plot vetvete!
Fillimisht mendova se m’injoruan. Thashë, këta s’deshtën t’më shohin! Por jo s’ishte ashtu! Ata krenoheshin me dy shqiponjat mbi krah; – Xhakën e Shaqirin!
Ore! Sa kokëlartë janë mërgimtarët e mi! Iu lumtë! Ashtu duhet!
Kurrë më të ngrysur dhe kurrë më t’përkulur!
Boll na shkelen, na shfrytëzuan, na ropen.
Boll i pastruem rrugët e Parisit, Londres, Berlinit!
Boll pastruam enë, tualete e dhoma hotelesh … tani jemi padron dhe kemi firma, hotele me yje, uzina! Tani padron është edhe Ceni Hollyëood!
Tani edhe ne jemi emëra n’fushat e futbollit, n’pistat e modës, n’arenat e boksit e të këngës. Jemi edhe artistë filmash e teatrosh, metropoleve Evropjane!
– Emëra me namë kanë bërë fëmijët e atyre baballarëve, që erdhën ta ndertojnë Evropën e ta fitojnë bukën për cullët e tyre n’atdhe!
Gjithçka e mirë po me sillej kokës atë ditë kur mbrrina n’Frankfurt me mikun e vjetër Remin! Derisa po e drejtonte veturën i biri, Lindi, mua po me kujtoheshin ca azilant llapjan, tek Banhofi, që pjeknin pula! Aty shkoja me Mirush Kabashin, Kastriotin e Agim Doçin. Aty hanim e pinim n’vitin e egër kur po digjej e po gjakosej Kosova!
Nexhi mu kujtua kur mbrrina në Kaiserstrase! Ai nuk merrte marka nga artistët.
– Hani, pini e na tregoni çka do t’bëhet me Kosovën thoshte, se pulat i paguan azilanti!
Kur ra terri erdhi Naseri dhe Besforti. Ai po qalonte por cigarën s’e hiqte nga goja!
Të turku u ulëm, dhe Besi e hapi llaptopin! Aty e shiquem filmin e tij “Kosova djep lirie”! I shiquem këngëtarët e artistët që lan namë gjithandej Evropës me një grusht dhe e me një plis të djegur!
Frankfurt, 5 korrik 2024