Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin nga fshati Sfeçël, Bekim Vokrri, i cili kultivon karrotë dhe që mbulon 90% të tregut të Kosovës dhe eksporton edhe në vendet e BE-së.
“I bekuar nga Zoti”, thotë ministri për llapjanin.
Njoftimi i plotë:
📍Sveçël, Komuna e Podujevës!
👨🌾Bekimi, i bekuar nga Zoti!
☀️Bekim Vokrri mbulon 90% të tregut të Kosovës me karrotë dhe eksporton në vendet e BE-së.
🥕Ky vit është viti rekord i rendimentit, i cili i tejkalon pritshmëritë pothuajse në çdo kulturë bujqësore.
🚜Bekimi, me mjete vetanake ka blerë traktorin në vlerë prej rreth 350 mijë euro, me të cilin punon qindra hektarë tokë ku 80 hektar janë të mbjella me karrotë🥕 ndërsa pjesa e tjetër me rrepë të kuqe, qepë🧅 dhe speca🫑.