Screenshot

83-vjeçarja, Vita Marchese Lindo, e cila jeton në një bllok banesor në Spreitenbach të kantonit të Argau-s në Zvicër, ku shpërtheu një zjarr të hënën në mëngjes, përshkruan minutat dramatike të natës.

14 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përhapjes së zjarrit në objektin banesor, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë, raporton sot Blick.

Marchese-Lindo u ngjit në kulmin e objektit me një fqinj dhe qëndroi aty para derës së daljes në ballkon, për shkak se ajo nuk mund të hapej.

Dera e daljes emergjente ishte e mbyllur. Nuk mund të hapej me çelësin e derës së banesës. Gjashtë persona u ngujuan aty. Sipas Lindos, ata nuk mund të zbrisnin me vrap shkallëve poshtë, sepse dukshmëria e ishte shumë e kufizuar nga tymi.

“Nuk mund të shihje asgjë në shkallë. Ne u ngjitëm aty. Pastaj pamë diçka tjetër. Për fat, fqinji përdori çekiçin e tij për të thyer derën e kalimit në pjesën e ballkonit. Kështu që ne mund të merrnim frymë,” thotë e moshuara duke përshkruar ngjarjen.

Në këtë bllok banesor jeton edhe shqiptari Musa Azizi.

Azizi, 40-vjeç, jeton me gruan e tij shtatzënë dhe një vajzën e tyre 2-vjeçe në katin e parë të shtëpisë.

“Ne e dëgjuam alarmin gjatë natës. Gruaja ime ishte e shqetësuar. Hapa derën e banesës – menjëherë hyri shumë tym”, thotë ai.

“U ngjita në ballkon dhe mora një shkallë të cilën e kishte në makinën time të kompanisë,” shton ai. Këto shkallë i ka gjithmonë me vete.

Pasi zbritën me shpejtësi poshtë shkallëve, një mjek i ekzaminoi dhe kontrolloi nëse frymëmarrja e tyre ishte e dëmtuar. “Por gjithçka ishte në rregull”, tregoi ai.

Më pas familja kaloi disa orë në një qendër strehimi. Sot, ata janë kthyer sërish në banesë.