Të moshuarit i cili vrau gruan më sëpatë në kryeqytet në nëntor të 2022-tës, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i shpallur në prill të këtij viti, u vërtetua sot nga ajo e Apelit.

“Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtëses nuk qëndrojnë, e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar ngase, dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ka theksuar se është i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, si dhe me arsyet e dhëna në aktgjykim”, shkruan në kumtesë.