Screenshot

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person pas rastit tragjik në Prizren dy ditë më parë, ku një person humbi jetën pasi u ther me thikë nga një person. Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë dhe nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra duke vdekur pas disa orësh në QKUK.

Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren, ka bërë të ditur përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar shqiptar).

Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari i dytë është: Hajrullah Brcanin.

“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186, pargrafi 5, Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana në Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“I dyshuari ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B”, thuhet tutje në njoftim.

Por, Brcanin, që në Facebook, mban mbiemrin Sekiraqa, ka komentuar mbrëmë në lajmin e Gazetës Sinjali për vdekjen e 26-vjeçarit, Auron Thaqi.

Aty ai ka shprehur dhimbjen për “humbjen e shokut të tij”, duke shkruar “shoki jem herët na le”, ndërsa është lutur që i ndjeri të shpërblehet me “xhenetin Firdeus”.

Screenshot

Një ditë pas këtij komenti ai është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.