Një rast i dhunës ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës.

Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, e cila është dashur që të merr trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

· Podujevë 07.07.2024-20:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.