Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 16-38 km/h.

Sipas MeteoKosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.

“Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore” thuhet në njoftim.