Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në familje, në Lipjan. Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në këtë qytet.

E ndjera është: Hyrije Bajrami, e cila jetonte në Gjermani, por kishte ardhur së bashku me familjen e saj për pushime në Kosovë.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe Policia.

“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.