Pas mesnate, saktësisht në orën 00:20, në rrugën Kodra e Polacit ndodhi një aksident trafiku ku u përfshinë një veturë e tipit Mercedes dhe një traktor.
Traktori ishte pa shenja sinjalizuese, duke krijuar një situatë të rrezikshme për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar rëndë dhe aksidenti rezultoi vetëm me dëme materiale. Sipas informatave të policisë, ngjarja është nën hetim për të përcaktuar përgjegjësitë e sakta.
Në vendin e ngjarjes ishte gjithashtu e pranishme Okarina Press, e cila raportoi se ngasi i traktorit kërkoi ndihmë mjekësore, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, ngasi i veturës Mercedes, me inicialet SH.B, nuk pësoi lëndime trupore, por dëmet materiale në veturën e tij ishin të mëdha.
Policia bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të trafikut për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen /OkarinaPress/