Shoqata Bereqeti Dega – Podujevë që vepron në kuadër të Këshillit të bashkësisë Islame të Podujevës ka bërë shpërndarjen e 9.000 kg. mish në komunën tonë.

Në këtë aksion përfituan familjet në nevojë dhe me asistencë sociale.
Ky aksion u realizua me lehtësi fal përkrahjes së shoqatës Bereqeti në qendër, dhe imamëve të komunës së Podujevës.

Shpërndarja u realizua edhe në bashkpunim me shoqatat që veprojnë në këtë komunë:
Hendikos, shoqata e veteranëve të luftës, përfaqësuesit e komuniteteve REA, Eko Llapi, punëtorët e pastrimit, etj.

Vlen të ceket qe nga kjo shpërndarje kan përftuar 1500 familje me nga 5kg. apo 10kg. mish në varësi nga numri i antarve të familjes.