Një rast i dhunës në familje është raportuar nga Policia e Kosovës.

Burri nga Podujeva dyshohet se e rrahu gruan e tij dhe se kjo e fundit është dashur që të merr trajtim mjekësor, shkruan Llapi.info.

Pas raportimit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë / 09.07.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.