Fermeri llapjan, Korab Sejdiu, njihet si njëri ndër fermerët më të vyer në Podujevë.
Ai këtë vit ka vendosur që t’i mbjell 26 hektarë me lulediell.
Kjo u bë e ditur nga një vizitë që atij ia bëri kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka thurur laved për punën e Sejdiut dhe kontributin e tij në bujqësinë në Podujevë.
Njoftimi i plotë:
Vizitë te fermeri Korab Sejdiu
Krahas të mbjellave me grurë🌾, familja Sejdiu ka mbjellur edhe 26 hektarë me luledielli. 🌻
🧑🌾Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm si Korabi dhe familja e tij, të cilët me përkushtim të lartë e punojnë tokën.
😊Jemi të lumtur që rendimentet këtë vit janë të begata!
🔹Me vizita të tilla do të vazhdojmë edhe të fermerët tjerë. Ndërkohë që, mbështetja jonë për fermerë të vyer do të jetë e vazhdueshme!