Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën derisa e kishte të parkuar.

“VJEDHJE- Fushë Kosovë / 10.07.2024 – 02:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij e cila ishte e parkuar. Rasti nën hetime.”