Rrënohet një objekt në fshatin Halabak
Inspektorati komunal sot gjatë ditës ka bërë rrënimin e një objekti në fshatin Halabak.
Objekti ishte i ndërtuar skaj rrugës kryesore të fshatit dhe kështu ua vështirësonte ngasësve pamjen gjatë qarkullimit të automjeteve.
Me rrënimin e këtij objekti ngasësit do ta kenë më të lehtë lëvizjen në komunikacion.