Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje nga Podujeva, ku një grua humbi jetën për shkaqe dhe në rrethana akoma të paqarta.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të prokurorit, tashmë është iniciuar hetim.

Kjo për shkak që vajza e të ndjerës e raportoi në polici vëllain e saj.

Pasi Policia është vënë në dijeni, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, si dhe janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve për shkak të ngritjes së dyshimeve për trajtim jo të duhur nga ana e familjarëve.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se vajza e të ndjerës ka deklaruar se vëllai i saj nuk është kujdesur siç duhet për nënën dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

Ndryshe, të dielën ka qenë e paraparë ceremonia e varrimit, por që familja ka njoftuar se “për shkak të autopsisë shtyhet për kohë të pacaktuar”.