Një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut.

Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e zyrtarit policor, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.

Ndërkohë viktima është QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.