Kanë dalur detaje të reja nga plagosja e një 16 vjeçari nga një polic i Kosovës.

Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e policit, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.

Siç merr vesh Sinjalit, polici e ka plagosur djalin e tezës së tij, i cili është po ashtu nga Istogu, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima është dërguar tashmë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.